Lidhje

Vizita e Kim Jong Un në Rusi


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri sot homazhe në një ceremoni për të rënët në luftë para se t’i jepte fund vizitës përgjithësisht të suksesshme në Lindjen e Largme të Rusisë për takimin e tij të parë me Presidentin Vladimir Putin.

Kim Jong Un vizitoi një park afër shtabit të Flotës ruse të Paqësorit në Vladivostok për ceremoninë e vendosjes së kurorës, që u mbajt dy orë më vonë se sa ishte planifikuar.

Udhëheqësi koreanoverior u nis për në Penian të premten pasdite me trenin e tij privat. Sipas agjencive ruse të lajmeve, ai u largua rreth katër orë më herët se sa ishte planifikuar pasi delegacioni kërkoi që vizita të shkurtohej.

Pas bisedimeve të tyre të enjten, Presidenti Putin la të kuptohet se ai mund të jetë i gatshëm të luajë një rol më të madh në bisedimet e çnuklearizimit midis udhëheqësit Kim Jong Un dhe Uashingtonit. Zoti Putin tha se do të ishte i gatshëm të ndajë me zyrtarët amerikanë hollësitë e takimit që pati me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Ai tha se Kim Jong Un është gati të heqë dorë nga armët bërthamore, por vetëm nëse merr garanci të hekurta të mbështetura nga një marrëveshje ndërkombëtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG