Lidhje

Sulmi në Sri Lanka, organizatori ka vdekur


Sri Lankan policemen stand guard outside a mosque before the Friday prayers, in Colombo, Sri Lanka, April 26, 2019.

Në Sri Lanka, një udhëheqës radikal islamik i dyshuar se luajti rol kyç në shpërthimet vetëvrasëse të kishave dhe hoteleve të premten e kaluar, vdiq gjatë sulmeve, sipas Presidentit të vendit Maithripala Sirisena.

Sri Lanka vazhdon të jetë në gjendje alarmi për sulme të tjera dhe policia ka intensifikuar kërkimin e dhjetra të dyshuarve për lidhje me Shtetin Islamik.

Ndërkohë, autoritetet kanë dhënë shifra të reja për viktimat. Sipas tyre, të vrarët janë 253 dhe jo mbi 350 siç besohej fillimisht. Zyrtarët thanë se gabimi erdhë për shkak të vështirësive në numërimin e trupave të coptuar nga shpërthimet.

Presidenti i vendit u tha gazetarëve të premten se Zahran Hashimi, një klerik islamik nga Sri Lanka lindore, besohet të ketë udhëhequr sulmin në hotelin luksoz Shangri-La në kryeqytetin Kolombo, së bashku me një tjetër person që u vetëvra.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG