Lidhje

Putin ofron pasaporta për ukrainasit


Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për zgjerimin e listës së ukrainasve dhe qytetarëve të disa vendeve të tjera që kanë të drejtë të marrin pasaporta ruse me procedurë të shpejtuar.

Një dekret fillestar, që thjeshtonte procedurën e marrjes së pasaportës ruse për banorët e krahinave Donetsk dhe Luhansk të kontrolluara nga rebelët në Ukrainë, u nënshkrua nga zoti Putin më 24 prill.

Ky hap është kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Kievi.

Javën e kaluar, Presidenti Putin tha se nuk ka asgjë të keqe me thjeshtimin e rregullave që banorët e rajoneve rebele ukrainase të marrin pasaporta ruse.

Ai tha gjithashtu se Moska po shikon mundësinë për t’u ofruar të gjithë qytetarëve të Ukrainës marrjen e pasaportave ruse me procedurë të shpejtuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG