Lidhje

Kina kundërshton futjen e anijeve amerikane në Detin e Kinës Jugore


Kina kundërshtoi të hënën kalimin e dy anijeve të luftarake amerikane pranë ishujve të debatueshem në Detin e Kinës Jugore.Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Geng Shuang tha se anijet luftarake hynë në ujërat e Kinës pa leje.

Ai tha se anijet luftarake kishin shkelur sovranitetin e Kinës, duke dëmtuar paqen, sigurinë dhe rendin në det.

Kina ka zgjeruar kontrollin e saj mbi pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore në vitet e fundit, duke ndërtuar baza ushtarake në ishujt e vegjël. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë përgjigjur, duke ushtruar lirinë e lundrimit në zonat e debatueshme, për t’u siguruar që Kina të mos bllokojë trafikun detar dhe ajror.

Agjencia Reuters citoi një zëdhënës ushtarak amerikan të ketë thënë se anijet kishin kaluar në atë zonë për të sfiduar "pretendimet e tepruara detare dhe për të ruajtur qasjen në rrugët ujore".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG