Lidhje

Humbi jetën në Letoni, përcillet me nderime Major Tanushi


Në Shqipëri, sot u zhvillua ceremonia mortore e Major Klodian Tanushit, ushtarakut i cili humbi jetën, së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj gjatë një misioni në Letoni.

Trupi i Majorit të ushtrisë shqiptare u soll një ditë më parë ndërsa sot , familjarë, të afërm, kolegë dhe autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit morën pjesë në ceremoninë mortore.

Major Tanushi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura të cilat u gjetën gjatë misionit të tyre të bonifikimit të një zone ku më parë ishte kryer stërvitje me të shtëna artilerie.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta, erdhi pak ditë më parë, ndërsa vendi ishte në ditë zie, për pjestaren tjetër të skuadrës shqiptare Zarife Hasanaj, e cila mbeti e vrarë në vend nga shpërthimi.

Në fjalën e tij, përpara se arkivoli me trupin e Major Tanushit të përcillej në Varrezat Dëshmorët e Kombit, i mbështjellë me flamurin kombëtar, kryeministri Edi Rama tha se “një tjetër dëshmor nga radhët e Forcave të Armatosura do të shkojë sot, tek “Nëna Shqipëri” dhe nuk është e pamundur, përkundrazi është e natyrshme të bëhet lidhja mes atyre që janë simbol i një lufte heroike dhe vendimtare në 75 vjetorin e çlirimit të vendit dhe Zarifes apo Klodianit, që u bashkohen në banesën e fundit, si pjesë e një historie të re që kërkon sakrifica të reja në një vend që i përket NATO-s. Të dy, të dyja palët i bashkon ana e duhur e historisë”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG