Lidhje

Miliarderi bujar paguan borxhet e studentëve


Njëri nga njerëzit më të pasur në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës, investitori në teknologji dhe filantropi, Robert Smith, hoqi një barrë të madhe për rreth 400 studentë të kolegjit Morehouse. Në ceremoninë e diplomimit, ai bëri të ditur se do t’u paguante studentëve kredinë që kishin marrë për universitetin, një shumë që kap vlerën e 40 milionë dollarëve.

Rreth 400 studentë të kolegjit Morehouse në Atlanta të shtetit Xhorxhia, nuk do të harrojnë kurrë ceremoninë e diplomimit, jo vetëm për faktin që mbaruan fakultetin. Po atë ditë, morën fund edhe borxhet e tyre të studimeve.

Është investitori i teknologjisë dhe filantropi miliarder, Robert Smith, ai që pagoi detyrimet e të sapo-diplomuarve.

“Ju jeni të rrethuar nga një grup njerëzish që j’u kanë ndihmuar të arrini këtu, në këtë ditë të shenjtë për ju. Në emër të tetë brezave të familjes sime, ne do t’u nihmojmë sadopak në karrierën tuaj”.

Zoti Smith u kërkoi studentëve, që veprimin e tij t’ia kthejnë duke u kujdesur ndaj gjeneratave tjera.

“Tani, e di se klasa ime do të sigurohet që t’ia kthej këtë vepër të tjerëve. Dhe dua që klasa ime të kujdeset për të diplomuarit, vëllezërit e mrekullueshëm të kolegjit Morehouse duke u siguruar që secila klasë të ketë mundësi të barabarta në të ardhmen. Sepse ne jemi të mjaftë që të kujdesemi për komunitetin tonë. Ne jemi të mjafttë të sigurohemi që të gjithë të kemi mundësi për ëndrrën amerikane.”

Studentët, borxhet e të cilëve kapin vlerën e dhjetëra mijëra dollarëve, ngelën të shtangur nga gëzimi pas lajmit të papritur.

“Më duket si një ëndërr. Kur na kumtoi lajmin në fjalimin e tij, më kujtohet se u ktheva nga vëllai im në të majtë dhe I thash, ‘a e tha atë që po mendoj?’ Ngela i shtangur. Kjo është dhurata më e mirë që kam marrë ndonjëherë në jetë”, thotë një student.

Investitori dhe filantropi Smith, i bëri dhuratë kolegjit 1.5 milionë dollarë. Premtimi që të heq borxhet e të diplomuarve të vitit 2019, do t’i kushtojë 40 milionë dollarë.

Morehouse historikisht ka qenë kolegj i studentëve afrikano-amerikan. Në të janë diplomuar ikona e të drejtave civile, Martin Luter King, regjizori i njohur, fituesi i çmimeve Oscar, Spike Lee dhe aktori i njohur Samuel L. Jackson.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG