Lidhje

Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë përballet me pasoja nga Kongresi


Ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn sfidoi një thirrje të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të martën për të dëshmuar për bisedat e tij me Presidentin Donald Trump lidhur me urdhrin e tij për të shkarkuar Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller gjatë hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të të viitt 2016.

Kryetari i Komisionit, Jerrold Nadler nuk e anuloi seancën, po mbajti një formë të shkurtuar të saj me karrigen ku do ulej zoto McGahn të zbrazët.

Ai paralajmëroi se do të shkojë deri në gjykatë në një përjojekje për të detyruar zotin McGahn të dëshmonte.

“Thirrjet tona nuk janë fakultative”, tha zoti Nadler.

Por zoti McGahn, një jurist 50 vjeçar në Uashington, që tani ushtron profesionin privatisht, iu bind udhëzimeve të Shtëpisë së Bardhë për të mos dëshmuar dhe një opinioni ligjor të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilit Kongresi nuk mund ta detyrojë atë të paraqitet.

Zoti Nadler tha më herët se Presidenti Donald Trump po përpiqej të “bllokonte një ish-zyrtar të informonte një degë të barazvlefshme të qeverisë lidhur me shkeljet e tij”.

Të martën, ai tha se dëshmia e zotit McGahn ishte thelbësore pasi në raportin e zoitit Mueller thuhej se zoti Trump e kishte udhëzuar atë që ta shkarkonte zotin Mueller dhe më pas kur doli një lajm për këtë udhëzim, i kërkoi atij që të gënjente publikisht për ta mohuar një gjë të tillë, gjë që zoti McGahn refuzoi ta bënte.

Demokratët duan të dëgjojnë dëshminë e zotit McGahn dhe t’i bëjnë pyetje për pengimin e mundshëm të drejtësisë nga Presidenti Trump, lidhur me ndërhyrjen e Rusië në zgjedhjet e vitit 2016 dhe raportin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller lidhur me këtë çështje.

Anëtari më i lartë republikan i Komisionit, kongresmeni Doug Collins i sulmoi demokratët për mbajtjen e seancës së shkurtër me karrigen e zbrazët, duke e quajtur një “cirk”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG