Lidhje

Kompetenca të gjera për Prokurorin e Përgjithshëm mbi informacionet sekrete


Presidenti Donald Trump i ka dhënë Prokurorit të Përgjithshëm William Barr kompetenca të reja për të shqyrtuar dhe që e autorizojnë të publikojë informacion sekret që lidhet me origjinën e hetimit Muller mbi Rusinë. Ky hap synon përshpejtimin e hetimit të zotit Barr, nëse zyrtarët e amerikanë kanë mbikqyrur në mënyrë të parregullt fushatën e zotit Trump gjatë vitit 2016.

Të enjten zoti Trump urdhëroi komunitetin e zbulimit të "bashkëpunojë me shpejtësi dhe plotësisht" me hetimin që po kryhen zoti Barr rreth origjinës së hetimit shumëvjeçar nëse zyrtarë të fushatës së tij bashkëpunuan në mënyrë të fshehtë me me Rusinë.

Ish-zyrtarë të zbulimit dhe ligjvënësit demokratë e kritikuan vendimin e zotit Trump, që shënon një përshkallëzim në përpjekjet e tij për të "hetuar, hetuesit”.

Njoftimi i zotit Trump vjen ndërsa janë forcuar thirrjet e demokratëve për të nisur procedurën për shkarkimin e tij.

Zoti Trump po i jep zotit Barr një mekanizëm të ri në hetimin e tij, me komptencën që në mënyrë të njëanshme të deklasifikojë dokumente që Departamenti i Drejtësisë i ka konsideruar historikisht si ndër më sekretet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG