Lidhje

Graham: Procesi për shkarkimin e presidentit, vetëvrasje për demokratët


Senatori republikan me peshë, Lindsey Graham, parashikon se nëse demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve përpiqen të hapin procesin për të shkarkuar Presidentin Trump, presidenti do të fitojë zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm dhe republikanët do të fitojnë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit.

Senatori Graham, aleat i presidentit Trump tha të dielën në emisionin Fox News Sunday se nëse Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi lejon hapjen e procesit që mund të çojë në shkarkimin e presidentit, do të ishte “vetëvrasje për partinë e saj, Demokraten”.

Rreth 35 demokratë dhe një republikan i vetëm në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë janë shprehur pro procesit për shkarkimin e presidentit, një proces që funksionon si çështje gjyqësore, por zhvillohet nga Kongresi për të arritur në përfundimin nëse presidenti ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të kufizojë hetimet e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët voton për të hapur procesin, Senati që kontrollohet nga republikanët nuk ka gjasa që të votojë për të larguar Presidentin Trump nga posti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG