Lidhje

Policia franceze arreston katër të dyshuar për shpërthimin në Lyon


Policia në Francë ka arrestuar katër persona në lidhje me shpërthimin me bombë të javës së kaluar në qytetin e Lyonit, ku u plagosën 13 persona.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner e njoftoi këtë zhvillim në Twitter të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Hetuesit thanë se në mesin e të arrestuarve është një 24 vjecar algjerian, student në degën e kompjuterave. Ai kishte qenë objektivi i një operacioni policor që të premten mbrëma, kur një pajisje eksplozive e ndërtuar në mënzrë artizanale u vendos jashtë një ëmbëltoreje të njohur në qendrën historike të Lyonit.

Kamerat e sigurisë treguan një të dyshuar pjesërisht të maskuar me biçikletë që e la pakon shpërhthyese para dyqanit. Policia i shpërndau në Twitter pamjet e marra nga kamera, të cilat shërbyen si informacion i rëndësishëm për zbulimin e të dyshuarve për shpërthimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG