Lidhje

Rusia kërkon lirimin e një qytetari rus të arrestuar në veriun e Kosovës


Ambasada ruse në Beograd, u kërkoi autoriteteve të Kosovës që të lirojnë një qytetar rus, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara, i cili është arrestuar gjatë operacionit të policisë në veriun e Kosovës.

"Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij dhe llogaridhënie nga përgjegjësit për këtë incident”, citohet të ketë kërkuar ambasada ruse në Beograd.

Agjencitë e lajmeve cituan ministrinë e Jashtme ruse ta ketë vlerësuar si provokim operacionin e sotëm të policisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG