Lidhje

UNMIK-u kërkon lirimin e dy punonjësve të tij të ndaluar ne veriun e Kosovës


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kërkoi lirimin e dy punonjësve të tij të ndaluar gjate operacionit të policisë në veriun e Kosovës.

Në një njoftim të këtij misioni thuhet se “UNMIK-u po i ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në veri të Mitrovicës, përfshirë ndalimin e dy personave që janë punonjës të Kombeve të Bashkuara. Të dy pjesëtarët e UNMIK-ut janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve. Ne jemi duke parë rrethanat e sakta në bashkërendim me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren”.

Në njoftim citohet shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, të ketë bërë thirrje për lirim të menjëhershëm të të ndaluarve, duke theksuar se “çdo lëndim i pjesëtarëve të UNMIK-ut do të përballet përgjigje ligjore diplomatike e ndërkombëtare”.

Ai u ka bërë thirrje “të gjitha palëve që të udhëhiqen nga parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit për jetë, liri dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë”.

XS
SM
MD
LG