Lidhje

Edhe një e arrestuar në vazhdimësi të operacionit të së martës


Inspektorati Policor i Kosovës, tha të mërkurën se është arrestuar edhe një zyrtare policore në Zubin Potok, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri.

“Arrestimi i sotshëm i të dyshuarës (zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa pjesë në veri të vendit dhe më gjerë”, thuhet në njoftim në të cilin nënvizohet se operacionit të djeshëm dhe arrestimit të sotëm i ka paraprirë një hetim disa mujor, me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policor dhe të disa qytetarëve në veprat; pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, në lidhje me veprat tjera penale si; kontrabandë me mallra, keqpërdorim i pozitës zyrtare, dhënie e ryshfetit, tregti e Ndaluar”, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG