Lidhje

Imigrantët Maja dhe problemet e komunikimit


Autoritetet dhe personeli amerikan që merret me fluksin e emigrantëve në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën po shohin më shumë njerëz nga rajonet indigjene në Amerikën Qendrore që flasin vetëm gjuhën e Majave. Kjo po krijon një problem në komunikimin mes imigrantëve dhe agjentëve kufitarë, stafit mjekësor dhe zyrtarëve që punojnë me ta. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Celia Mendoza njofton nga Tucson i Arizonës.

Sipas zyrës për Mbrojtjen Kufitare dhe Doganat, rreth 100,000 emigrantë kaluan në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara në prill.

Shumica janë nga Amerika Qendrore, përfshirë Guatemalën e cila ka një popullsi të madhe indigjene.

Grupet që ofrojnë ndihmë dhe strehim për imigrantët thonë se po hasin probleme në komunikimin me shumë nga këta njerëz indigjenë, pasi ata flasin vetëm gjuhën e Majave.

"Tetëdhjetë për qind e njerëzve që presim këtu janë nga Guatemala dhe ndoshta gjysma e këtij 80%, vijnë nga komunitetet indigjene në Guatemalë, ku spanjishtja nuk është gjuha e tyre e parë. Pra, është një sfidë kur dikush vjen këtu dhe nuk flet spanjisht, sepse kjo është e vetmja gjuhë me të cilën ne mund të komunikojmë me ta", thotë Katherine Smith me Shërbimet e Komunitetit Katolik.

Në këtë strehimore të përkohshme, zonja Smith thotë se ajo dhe të tjerët ndihmojnë imigrantët të kontaktojnë me të afërmit në Shtetet e Bashkuara dhe t'u mësojnë se si të përdorin biletat e autobusit.

Por është një punë e vështirë nëse migrantët flasin vetëm gjuhën e Majave. Kjo hartë gjuhësore tregon më shumë se 12 dialekte të kësaj gjuhe vetëm në Guatemalë.

"Në Guatemalë ka mbi 17 gjuhë të ndryshme. Në Honduras - këta njerëz ishin në Manastirin Benedikt në qendër të qytetit tonë që ka trajtuar këtë fluks që nga tetori i vitit të kaluar. Ata janë partnerë me specialistët e gjuhësisë në Universitetin e Arizonës që po na ndihmojnë për të punuar me këta imigrantë. Kemi njerëz që – në mos e flasin rrjedhshëm këtë gjuhë – janë të aftë të punojnë me këto dialekte", thotë Andy Squire, zëdhënës i zyrës së imigracionit.

Smith – që ka jetuar në një komunitet indigjen në Guatemalë është i familiarizuar me dy dialekte të gjuhës së Majave. Ato janë mes 25 gjuhëve më të folura në Gjykatën Amerikane të Imigracionit.

Por nuk ka shumë përkthyes për të përballur punën.

"Isha i befasuar, se sa shumë familje po vinin nga këto komunitete indigjene rurale dhe si kishin bërë gjithë atë udhëtim, duke mos folur spanjisht ".

Mbrojtësit e imigrantëve thonë se janë të shqetësuar për mungesën e përkthyesve të kualifikuar dhe nëse rastet e këtyre imigrantëve që flasin gjuhën e Majave e që kërkojnë azil, vërtet do të dëgjohen apo kuptohen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG