Lidhje

Tërmet, 6 lëkundje të forta godasin Korçën


Një seri goditjesh tërmeti u rregjistruan mëngjesin e së shtunës në Shqipëri, në juglindje të vendit, në zonën e Korçës. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencës, ato arritën në një intensitet prej 5.3 gradësh të Shkallës Richter, me epiqendër rreth 17 kilometra në jug dhe jug lindje të Korçës, dhe zgjatën në një interval prej gati dy orësh nga 04:26 deri në 06:20 minuta kur është rregjitruar goditja e fundit me intensitet më të lartë, e pasuar dhe në orët në vijim nga lëkundje të tjera.

Të paktën 4 persona rezultojnë të jenë lënduar nga dëmet në banesat e tyre. Sipas të dhënave zyrtare ata janë paraqitur “në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave, kanë pësuar lëndime të lehta. Dy prej tyre kanë marrë ndihmën e shpejtë në spital”.

Ministria e Mbrotjes bën të ditur se janë disa dhjetra banesa të dëmtuara në disa fshatra të zonës. Bilanci deri në mesditë flet për çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash në 70 shtëpi në fshatin Floq dhe Dvoran, nga të cilat sipas të dhënave zyrtare “50 banesa janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh”. Po ashtu në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa, ndërsa në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra.

Goditjet e tërmetit kanë shkaktuar panik mes banorëve të cilët kanë braktisur banesat duke qëndruar jashtë. Për orë të tëra kanë qenë të shumtë ata që nuk janë rikthyer në shtëpitë e tyre nga frika e lëkundjeve të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG