Lidhje

Përpjekje për t'i bërë të sigurta makinat autonome


Një shqetësim i madh lidhur me automjetet autonome është se kompjuterët ndonjëherë ndeshen me probleme që kanë të bëjnë me çrregullimet në botë. Për shembull, vitin e kaluar në Arizona një këmbësor u godit dhe u vra nga një makinë autonome. Por kohët e fundit, janë bërë përpjekje që disa algoritme të reja t'i zgjidhin problemet që mund të shkaktojnë vdekje. Kronikën e përgatiti korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kevin Enoh:

Përfitimet nga automjetet autonome janë të shumta: më pak trafik, ndotje, dhe më pak aksidente vdekjeprurëse. Por inxhinierët kanë ende shumë punë për të bërë për të testuar sigurinë e këtyre makinave. Dhe për këtë qëllim është hapur një qendër testimi në Suedi.

"Kemi krijuar gjithçka të nevojshme për makinat pa shofer. Pra, kemi katër mjedise prove: një qytet, një rrugë rurale, zona shumë e hapur me shpejtësi të lartë dhe pastaj autostrada; këto janë situatat tipike në rastet e makinave pa shofer. Kjo është unike, "- thotë Peter Janevik i firmës Astazero.

Por është edhe problemi i këmbësorëve. Njerëzit në rrugë ndonjëherë mund të reagojnë më shpejt se një makinë autonome. Pra, testimi përfshin edhe njerëzit, ose të paktën me manekin. Programimi i kësaj makine zakonisht përfshin situata me këmbësorë virtualë, që e detyrojnë makinën të reagojë shpejt.

Prodhuesit thonë se pak nga pak, po i zgjidhin problemet që kanë penguar përdorimin e automjeteve autonome.

"Ne kemi zgjidhur tre probleme: kemi zgjidhur problemin e bllokimit të trafikut, kemi zgjidhur problemin e transportit dhe atë të parkimit. Ne besojmë se këto tre janë pikat më të rëndësishme kur i japim makinës,"- thotë Dennis Nobelius, i firmës "Zenuity".

Zgjidhja e këtyre problemeve i hap rrugën një bote në të cilën të gjitha llojet e ngarjes së makinës - nga shërbimet e taksive tek kamionët, të lëvizin pa shofer. ​

"Ne gjithashtu do të shohim automjete pa shofer si makina Einride që shkon nga një pikë në tjetrën, këtu ne shohim një të ardhme të madhe", - thotë Magnus Castell, i firmës Ericsson.

Një tjetër mundësi sigurie është pajisja e makinave me opsionin që njerëzit të mund të marrin kontrollin e tyre kur është e nevojshme.
Ky kamion për shembull, është duke u nisur nga një stacion qindra kilometra larg nga rruga e testimit.

"Në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, unë mendoj se do të shohim një shtim të objekteve që janë të lidhura me rrjetet celulare 5G; mund të jenë automjete, mund të jenë persona ose përdorues të tjerë të rrugëve si këmbësorë, ose biçikleta. Ato do të mund të përdoren edhe për transportimin e pakove"- thotë Castell.

Rrjetet e reja 5G do t'i lejojnë njerëzit t'i japin makinës kur ajo has në pengesa të pazakonshme, ose të ndërlikuara.

Sipas parashikimeve, deri në vitin 2022 mund të ketë deri në 5 milionë automjete autonome nëpër rrugë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG