Lidhje

Rusia: Nuk kemi më personel ushtarak në Venezuelë


Rusia thotë se nuk ka më personel ushtarak në Venezuelë. Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se Rusia ka hequr shumicën e personelit ushtarak nga Venezuela. Ky veprim vjen dy muaj pasi Shtetet e Bashkuara i kërkuan Moskës largimin e trupave të saj nga Venezuela.

Ky veprim i Moskës krijon një situatë të vështirë për presidentin socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro. Ai ka qëndruar në pushtet me mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës, por më shumë se 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë njohur presidentin e Asamblesë Kombëtare Juan Guaido si udhëheqës legjitim të Venezuelës.

Një muaj më parë, zyrtarët amerikanë u shprehën publikisht për atë që ata mendonin se ishte përmbysja e afërt e Maduro, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër qeverisë së tij në rrugët e Karakasit. Por mbështetja ushtarake për Nicolas Maduron ishte e qëndrueshme, duke e lënë atë në pushtet, me përjashtim të një numri të vogël ushtarakësh që ju bashkuan Juan Guaidos.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG