Lidhje

Greva e përgjithshme paralizon Sudanin


Sudani është përfshirë në një grevë të përgjithshme që ka paralizuar vendin. Dyqanet janë të mbyllura dhe rrugët janë bosh sot në ditën e parë të grevës të organizuar nga udhëheqësit e protestave që kërkojnë dorëheqjen e këshillit ushtarak qeverisës.

Shoqata e Profesionistëve Sudanezë, organizuese e rezistencës, ka nxitur njerëzit të mos dalin nga shtëpia sot, në një kohë kur e diela është dita e parë e punës për javën e re. Greva organizohet si reagim ndaj përgjigjes së egër të forcave të sigurisë që shpërndanë me forcë një grup protestuesish nga mjediset e komandës ushtarake në kryeqytetin e vendit, Khartum.

Protestuesit thonë se mbi 100 vetë janë vrarë që kur filloi shtypja e protestave të hënën.

Protestuesit kërkojnë të ushtrojnë presion përmes grevës paralizuese për ta detyruar juntën ushtarake t’ia kalojë udhëheqjen e vendit një qeverie civile.

Ushtria rrëzoi Presidentin Omar al-Bashir në prill pas katër muaj tubimesh masive, por udhëheqësit ushtarakë nuk kanë përfilluar kërkesat e demonstruesve për kalimin në qeverisje civile.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG