Lidhje

Optimizëm pas marrëveshjes SHBA-Meksikë


Presidenti Trump është shprehur optimist se marrëveshja me Meksikën do të shërbejë për të vazhduar të pacënuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe për të vënë nën kontroll dyndjen e imigrantëve përmes kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.

Në një numër komentesh sot në Twitter, Presidenti shkruan se marrëveshja mundëson bashkëpunim shumë të mirë me Meksikën, megjithëse ai nënvizon edhe kërcënimin e tarifave nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.

Administrata Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me Meksikën, të njohur si pakti “Qëndro në Meksikë”. Në bazë të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara pezullojnë planet për tarifa mbi disa mallra që importojnë nga Meksika, ndërkohë që azil-kërkuesit nga Amerika Qendrore, të cilët përshkojnë Meksikën për të kërkuar strehim në Shtetet e Bashkuara, do të kthehen në Meksikë ku do të presin shqyrtimin e kërkesës së tyre.

Dje, Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador ishte në Tihuana për të festuar me mijëra meksikanë të mbledhur në këtë qytet kufitar. Ai tha se marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë për të mbrojtur të drejtat e njeriut për imigrantët dhe do të ruajë të pacënuara marrëdhëniet miqësore me Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG