Lidhje

Angela Merkel, një moment dobësie pas qëndrimit në diell


Kancelarja gjermane Anglea Merkel i sigururoi gazetarët se është mirë pas një paraqitjeje publike të martën në të cilën ajo dukej hapur se nuk ndjehej mirë.

Merkel po merrte pjesë në një ceremoni në Berlin për vizitën e presidentit të sapozgjedhur të Ukrainës Volodimir Zelenskiy. Ndërsa të dy udhëheqësit qëndronin jashtë zyrës së kancelares, duke dëgjuar bandën e ushtrisë të luante himnet e tyre kombëtare, Merkeli u duk hapur se mezi qëndronte në këmbë.

Rreth një orë më vonë, në një konferencë të përbashkët shtypi me udhëheqësin ukrainas Zelenskii, u pyet se si ndihej ajo dhe shpjegoi se ndjehej më mirë dhe qëndrimi në diell të nxehtë mund të kishte ndikuar tek gjendja e saj e mëparshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG