Lidhje

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm


Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në vitit 2016 me qëllim largimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Mes të dënuarve ishin dhe 17 ushtarakë të lartë.

Mediat turke njoftuan se 128 vetë u dënimet me burgim të përjetshëm të rënduar ndërsa 23 të tjerët me burgim të përjetshëm normal lidhur me pjesëmarrjen e tyre në grushtin e shtetit që la pas mbi 200 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.

Dënimi me burgim të rënduar të përjetshëm parashikon kushte më të ashpra se sa në rastin e një dënimi standart me burgim të përjetshëm.

Mes atyre që u dënuan ishte ish-komandanti i Forcave Ajrore Akin Ozturk dhe ish-ndihmësi i presidentit Ali Yazici.

Më 15 korrik 2016, zyrtarë të Forcave të Armatosura turke u mobilizuan në qytete të caktuara në të gjithë vendin, në një përpjekje për largimin e presidentit Erdogan. Grushti i shtetit u ndalua disa orë pasi nisi nga forcat ushtarake turke dhe shumë prej pjesëmarrësve në të u dorëzuan.

Qeveria turke pretendon se përpjekja për grusht shtetit ishte pjesërisht e orkestruar nga kleriku amerikan Fethullah Gulen, por ky i fundit e mohon të ketë qenë i përfshirë.

Sipas shtypit lokal gjykata liroi nga akuzat 33 të pandehur.

Për tre vite me radhë që nga grushti i shtetit, Turqia u angazhuar në një goditje të ashpër ndaj të dyshuara për organizimin e grushtit të shtetit. Qindra mijëra punonjës shtetërorë u pushuan nga puna dhe 77 mijë të tjerë u arrestuan.

Ndërkohë falë një referendumi të zhvilluar në vitit 2017, Turqia miratoi me një shumicë të vogël votash kalimin nga një sistem parlamentar në atë presidencial, duke zgjeruar kompetencat e Presidentit Erdogan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG