Lidhje

Shkodër, tubime rivale, palët shmangin përplasjet e drejtpërdrejta


Shkoder

Në Shkodër, u mbajtën të enjten mbrëma dy tubime rivale: Nga njëra anë ishte opozita që protestonte dhe kërkonte largimin e kryeministrit Edi Rama dhe nga ana tjetër, disa dhjetra metra më larg, një tubim i socialistëve që këmbëngulin për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 30 qershor.

Bashkia e Shkodrës kishte njoftuar degën vendore të Partisë Socialiste dhe policinë vendore se, në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk jepte leje për zhvillimin e tubimit elektoral të socialistëve në një nga sheshet e qytetit. Por Kryeministri Edi Rama e sfidoi bashkinë.

Tubimet u mbajtën në një situatë të tensionuar, ku policia përdori gazin lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u përpoqën të marshonin drejt vendit ku do të fliste kryeministri.

Në një fjalim përpara mbështetësve socialistë, zoti Rama premtoi atë që ai e quajti transformim të qytetit në 4 vitet e ardhshme dhe tha se kjo do të ishte sfida e tij personale.

Ai akuzoi kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, duke e quajtur “më të paaftën” në histori dhe këmbënguli se ai nuk largohet e se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

Ndërkaq, mbështetësit e opozitës kërkonin largimin e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, duke thënë se nuk do t'u nënshtrohen kriminelëve. Zonja Ademi i bëri thirrje policisë për mbështetje dhe u kërkoi protestuesve të mos godasin policinë.

Protesta e opozitës zhvillohet sidomos pas publikimit të përgjimeve telefonike nga gazeta gjermane BILD lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër tre vjet më parë, ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve.

Megjithë tensionet, palët arritën të shmangnin përplasjet e drejtpërdrejta mes tyre.

Bashkia e Shkodrës u mohon socialistëve lejen për tubim
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:15 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG