Lidhje

Protestuesit në Hong Kong vazhdojnë kërkesat


 Protesters form up barricades as they block one of the main streets in Hong Kong, June 21, 2019.
Protesters form up barricades as they block one of the main streets in Hong Kong, June 21, 2019.

Të premten në Hong Kong protestuesit rrethuan stacionin e policisë, duke i kërkuar autoriteteve policore të kërkojnë falje për trajtimin e personave të arrestuar gjatë protestës kundër projektligjit të debatueshëm mbi ekstradimin.

Policia u përpoq t'i bindë demonstruesit të largohen, duke thënë se ata po ndërhynin ndaj shërbimit policor për publikun.

Më herët gjatë ditës së premte, qindra studentë protestues u mblodhën jashtë Këshillit Legjislativ të Hong Kongut, të cilin qeveria e kishte mbyllur.

Protestuesit po përpiqen të mbajnë nën presion qeverinë e drejtuar nga Carrie Lam e cila vendosi vetëm ta pezullojë por jo ta tërheqë përfundimisht ligjin që do të lejonte ekradimin për procese gjyqësore në Kinë.

Të premten protestuesit bllokuan përkohësisht autostradën kryesore e cila të shpie drejt Këshillit Legjislativ.

Demonstratat e së premtes janë përgjigja e studentëve nëse qeveria nuk heq dorë tërësisht nga ligji për ekstradimin. Studentët kërkojnë gjithashtu lirimin e të gjithë protestuesve të arrestuar, rrëzimin e akuzave kundër tyre si dhe kryerjen e një hetimi mbi përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave të fundit. Qeveria nuk u është përgjigjur drejtpërdrejt këtyre kërkesave.

Të martën, udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam, një mbështetëse e politikave pro-Pekinit, kërkoi falje për krizën politike dhe trazirat e nxitura nga ligji i propozuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG