Lidhje

Zjarr në një rafineri në FIladelfia


Autoritetet në Filadelfia thonë se kanë arritur të vënën nën kontroll një zjarr masiv që shpërtheu të premten herët në mëngjes në një rafineri nafte, një nga objektet më të mëdha e më të vjetra industriale në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët rajonalë të zjarrfikësve thanë se në orët e para të mëngjesit u raportuan shpërthime në kompleksin e rafinerisë “Philadelphia Energy Solutions”. Një kalimtar i rastit arriti të filmojë shpërthimet me një telefon celular. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar tre shpërthime. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters” shpërthimet u dëgjuan deri në jug të Nju Xhersit.

Mediat lokale njoftuan se rrugët pranë rafinerisë u mbyllën dhe një masë e dendur tymi mbuloi shumicën e Filadelfias qendrore e jugore.

Autoritetet po hetojnë rreth shkaqeve të zjarrit. Vetë përfaqësuesit e kompanisë nuk kanë pranuar të bëjnë komente. Ngjarja pason një tjetër shpërthim zjarri që ndodhi në 10 qershor në këtë rafineri, incident që përfundoi pa lëndime.

Sipas faqes së internetit të “Filadelfia Energy Solutions”, kompleksi 135-vjeçar përpunon çdo ditë 335 mijë fuçi nafte bruto.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG