Lidhje

Presidenti Trump komenton për letrën e Kim Jong Unit


Presidenti Trump thotë se letra që i dërgoi kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un, ishte një përgjigje "shumë miqësore" ndaj një letre që ai kishte marrë nga zoti Kim këtë muaj, ku udhëheqësi koreanoverior e uronte për ditëlindjen.

Zoti Trump u tha të hënën gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se zoti Kim i kishte dërguar urime për ditëlindjen dhe se letra ishte miqësore. Presidenti Trump mbushi 73 vjeç më 14 qershor.

Komentet u bënë një ditë pasi media në Korenë e Veriut citoi zotin Kim të ketë thënë se kishte marrë një letër me "përmbajtje të shkëlqyer" nga zoti Trump.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se "korrespondenca midis të dy udhëheqësve ka vazhduar".

Shkëmbimi i letrave vjen pasi bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut për programin bërthamor të Phenianit mbeten të bllokuara. Të dy vendet e përfunduan takimin e tyre të dytë në shkurt pa një marrëveshje lidhur me lëshimet që Koreja e Veriut do të jetë e gatshme të bëjë, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Megjithë ngërçin në bisedime, zoti Trump ka vazhduar të thotë se ka një marrëdhënie të mirë me zotin Kim. Të mërkurën Presidenti niset për një udhëtim në Azi që do të përfshijë një ndalesë në Korenë e Jugut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG