Lidhje

Palestinezët bojkotojnë konferencën e SHBA-së për Lindjen e Mesme


Palestinezët dhe mbështetësit e tyre kanë protestuar kundër konferencës dyditore në Bahrein, ku Shtetet e Bashkuara prezantuan planin e tyre për paqe në Lindje të Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur planin e krijuar nga dhëndrri i tij, si marrëveshja e shekullit për palestinezët. Nuk është ende e qartë nëse plani ekonomik ka mundësi që të zbatohet pa një zgjidhje politike më parë. Palestinezët e kanë bojkotuar Uashingtonin që kur Presidenti Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017.

Protestuesit marrshuan të hënën në Bregun Perëndimor, një ditë përpara konferencës së organizuar nga Shtetet e Bashkuara për Lindjen e Mesme, në kryeqytetin e Bahreinit, Manama.

Mijëra përkrahës ishin edhe në rrugët e kryeqytetit të Marokos, Rabat.

“Shtetet, individët, qeveritë dhe institucionet që marrin pjesë në konferencë kanë zgjedhur kampin e tradhtarëve”, thotë një protestues.

Edhe midis vetë vendeve pjesëmarrëse ka opinione të ndryshme për takimin, që njihet edhe si “Paqe drejt Begatisë” .

Arabia Saudite, Katari, Emiratët e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jordania dhe Izraeli kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk kanë dërguar zyrtarët e tyre më të lartë.

Shtetet e Bashkaura përfaqësohen nga sekretari i thesarit, Steven Mnuchin dhe dhëndrri i presidentit Trump, Jared Kushner, që është edhe hartues i planit.

“Plani do të investonte rreth 50 miliardë dollarë në rajon. Do të krijonte miliona vende pune në Bregun Perëndimor dhe në Gazë. Shkalla e papunësisë nga 30 për qind do të binte në vlera njëshifrore. Do të përgjysmohej shkalla e varfërisë nëse zbatohet si duhet. Është plan 10 vjeçar.”

Administrata e zotit Trump e ka cilësuar takimin në Bahrein si mundësi për palestinezët që të kenë qasje në miliarda dollarë investime, në këmbim të paqes me Izraelin. Udhëheqësit palestinezë e kanë dënuar planin ekonomik amerikan, duke thënë se ai synon to mohojë atyre shtetin e pavarur.

“Ajo që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po mundohen të bëjnë është normalizimi i marrëdhçënieve me arabët, në kurriz të palestinezëve. Kjo është e papranueshme, gjë që e kundërshtojmë plotësisht. Sot është ditë zemërimi. Palestinezët kudo, janë të bashkuar pas udhëheqjes së presidentit Abaz”, tha kryeministri i autoritetit palestinez Mohammad Shtayyeh.

Kritikët thonë se administrata e presidentit Trump duket se po përpiqet ta heqë “çështjen e palestineze” nga duart e palestrinezëve dhe t’ua kalojë atë vendeve arabe që gjithnjë e më shumë po miqësohen me Izraelin. Shumë thonë se një plan që injoron synimin e palestinezëve për një shtet të pavarur nuk ka mundësi të ketë sukses.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG