Lidhje

Mark Esper aleatëve të NATO-s: Uashingtoni nuk dëshiron luftë me Iranin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Mark Esper u tha të enjten aleatëve të NATO-s se Uashingtoni nuk dëshiron luftë me Iranin, por as nuk mund të tolerojë incidente të tjera, sipas diplomatëve aleatë të pranishëm.

Duke folur me ministrat e mbrojtjes të NATO-s në një seancë me dyer të mbyllura, zoti Esper tha se Shtetet e Bashkuara mbajnë Iranin përgjegjës për sulmet ndaj dy cisternave të naftës në Gjirin e Omanit, por nuk duan që situata të përshkallëzohet.

"Fjalët e tij të para ishin: nuk duam luftë me Iranin", tha një diplomat.

Në një konferencë shtypi pas takimit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha: "Një mesazh i rëndësishëm është se Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar në mënyrë mjaft të qartë se nuk duan luftë. Në fakt e kanë thënë shumë qartë se janë të gatshëm të bisedojnë me Iranin pa ndonjë parakusht".

Një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump hoqi dorë nga sulmet ajrore kundër Irani, pak minuta para planifikimit, ministrat evropianë të mbrojtjes, të udhëhequr nga Franca, u përpoqën ta përdorin takimin e tyre të parë zyrtar të NATO-s me zotin Esper për të zbutur konfrontimin mes Uashingtonit dhe Teheranit, thanë diplomatët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG