Lidhje

Presidenti Trump viziton bazën ajrore amerikane në Osan


Presidenti Donald Trump, vizitoi sot bazën ajrore amerikane në Osan, në jug të Seulit, në Korenë e Jugut, para se të përfundonte udhëtimin e tij aziatik dhe të merrte rrugën e kthimit për në Uashington. Presidenti mbajti një fjalim para ushtarakëve amerikane, ku u tregoi atyre për takimin e tij të pazakontë që ai pati me udhëheqësin koreanoverior në zonën e çmilitarizuar të Koresë së Veriut, duke u bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që ndërmerr një veprim të tillë. Ai tha se kishte patur me zotin Kim Jong Un "një takim shumë produktiv". Presidenti tha gjithashtu se ishte përpjekur ta bindëte udhëheqësin koreanoverior për përfitimet që do të kishte Koreja e Veriut, nëse heq dorë nga programi bërthamor. Gjatë takimit me trupat amerikane, Presidenti Trump thirri në skenë Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe vajzën e tij Ivanka Trump, këshilltarja e tij e afërt në Shtëpinë e Bardhë. Ai me i quajti ata me shaka "e bukura dhe bisha”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG