Lidhje

Hong Kong: protestuesit nderojnë studenten e vetëflijuar


Në Hong Kong pati të dielën protesta të reja. Qindra të rinj u mblodhën në një shesh para Universitetit të Arsimit për të nderuar një studente 21 vjeçare, e cila kreu vetëvrasje, pasi la një letër me kritika për ligjin e estradimit të qeverisë që ka shkaktuar protesta të shumta kohët e fundit. Në mesazhin e saj studentja shkruante - "Unë dëshiroj të sakrifikoj jetën time për të përmbushur dëshirën e dy milionë njerëzve ... Ju lutem vazhdoni të jeni këmbëngulës në kërkesën tuaj." Përfaqësues të sindikatave të studentëve mbajtën një minutë heshtje për studenten dhe vendosën lule para një parrulle me mesazhin e saj të fundit. Kjo është vdekja e dytë në mes protesuesve, që nga fillimi i demonstratave masive kundër ligjit qeveritar për ekstradimin në Kinë të të pandehurve nga Hong Kongu. Ligji ka shkaktuar shqetësime në mesin e popullsisë së këtij territori për gjykimin e tyre të padrejtë në sistemin gjyqësor të Kinës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG