Lidhje

Putini i gatshëm të takojë udhëheqësin e ri të Ukrainës


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se është gati të takohet me presidentin e ri të Ukrainës për të negociuar që t’i jepet fund konfliktit vdekjeprurës midis dy vendeve fqinjë.

Njoftimi i së enjtes i zotit Putin erdhi si përgjigje e ofertës së Presidentit ukrainas Volodimir Zelenskiyt për të mbajtur bisedime me udhëheqësin rus, ndërsa Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të jenë në funksionin e ndërmjetësit.

Zoti Putin tha megjithatë, se bisedimet e propozuara nuk ka gjasa të mbahen para se Ukraina të zgjedhë një parlament të ri muajin e ardhshëm.

Pas zgjedhjes në muajin maj, Volodimir Zelenskiy u zotua t'i japë fund konfliktit në Ukrainën lindore, që i ka marrë jetën më shumë se 13,000 njerëzve që nga viti 2014.

Marrëdhëniet mes të dy vendeve u keqësuan ndjeshëm kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe mbështeti separatistët e armatosur në rajonin Donbass të Ukrainës lindore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG