Lidhje

Tiranë, shpërthim në argjendari, 4 të plagosur


Në Shqipëri, shpërthimi i një bombole me hidrogjen në një argjendari në qendër të Tiranës, në ish Bllok, një nga zonat më të populluara, shkatërroi thuajse plotësisht dyqanin si dhe një tjetër mjedis privat ngjitur me të. Të paktën katër persona mbetën të lënduar, dy pronarët e argjendarisë, Sokol dhe Alma Pirra, një punonjëse e saj si dhe një kalimtar i rastit. Ato u transportuan në spital, kur morën ndihmën e specializuar. Mjekët thanë se dy prej tre kishin lënë spitalin ndërsa dy të tjerë po mbaheshin nën kontroll, por pa ndonjë rrezik për jetën.

Shpërthimi solli panik në zonë, ku retë e dendura të tymit, vijuan të çliroheshin për një kohë të gjatë nga vendi i shpërthimit. Zjarrfikëset që ndërhynë për të shuar flakët, bllokuan zonën përreth, derisa u siguruan se nuk kishte rrezik për shpërthime të tjera.

Gjithshka mendohet se ka ndodhur, ndërsa çifti Pirra ka qenë duke realizuar proceset e përditshme të përpunimit të metaleve, ku ata përdorin dhe pistoletat e lidhura me lëndë djegëse për të realizuar shkrirjen e tyre.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG