Lidhje

Zjarri në Kioto shkakton të vdekur


Autoritetet në qytetin japonez të Kiotos thonë se të paktën 23 vetë kanë vdekur për shkak të një zjarri që dyshohet të ketë qenë i qëllimtë në një studio të prodhimit të filmave të animuar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë konfirmuar vdekjen e 13 personave ndërkohë që 30 të tjerë rezultojnë të jenë plagosur rëndë, disa në gjendje kritike për jetën.

Policia thotë se zjarri nisi kur një person hyri në ndërtesë duke hedhur një lëndë djegëse ndërsa bërtiste "vdisni". Në atë moment në godinën tre katëshe ndodheshin 70 persona.

Autori i dyshuar, i identifikuar nga mediat si një burrë 41 vjeç, u plagos dhe u dërgua në një spital afër për t'u trajtuar.

Kryeministri Shinzo Abe shprehur ngushëllimet për viktima në një koment në Twitter.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG