Lidhje

Koreja e Veriut lëshon dy raketa në det


Një zyrtar i mbrojtjes i Koresë së Jugut tha se Seuli po ndjek nga afër lëvizjet e Koresë së Veriut pas lëshimit të dy raketave në det nga Peniani të enjten.

Lëshimi i raketave duket se ka për qëllim forcimin e pozitave të Penianit në bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat u lëshuan nga një objekt pranë qytetit lindor Wonsan të Koresë së Veriut.

Kim Jun-rak, zëdhënës i shtatmadhorisë së Koresë së Jugut

"Kohët e fundit, Kim Jong Un vizitoi një zonë pranë vendit nga u bënë lëshimet dhe mori pjesë në aktivitete publike,” tha Kim Jun-rak, zëdhënës i shtatmadhorisë së Koresë së Jugut.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut la të kuptohet se Peniani mund të rifillonte lëshimin e raketave balistike dhe provat bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nuk i ndalnin manovrat e përbashkëta ushtarake të planifikuara.

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan muajin e kaluar në zonën e çmilitarizuar që ndan dy Koretë, ku ata ranë dakord të rinisnin bisedimet.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar në përgjigje të lëshimeve të fundit.

Kim Jong Un shpalli një moratorium të të gjitha provave bërthamore dhe raketave balistike në prill të vitit 2018. Peniani, megjithatë, lëshoi gjatë muajit maj disa raketa balistike me rreze të shkurtër dhe predha të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG