Lidhje

Një luftanije amerikane lundron përmes ngushticës së Tajvanit


Një luftanije amerikane lundroi përmes ngushticës së Tajvanit të enjten, një ditë pasi Kina lëshoi një paralajmërim të fortë kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në përpjekjen e saj për t'u ribashkuar me shtetin e vetëqeverisur.

Një zëdhënës i Flotës së 7-të të Marinës amerikane tha se luftanija “USS Antietam” kreu një stërvitje në kuadër të "lirisë së lundrimit" përmes korridorit ujor që ndan dy vendet kundështare. Komandanti Clay Doss tha se misioni "është një demostrim i angazhimit amerikan për një rajon të Indo-Paqësorit, të lirë e të hapur".

"Marina amerikane do të vazhdojë fluturimet, lundrimin dhe të operojë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar", tha zoti Doss në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar stërvitje të ngjashme nëpërmjet ngushticës së Tajvan-it dy herë gjatë vitit 2018.

Të mërkurën ministria e Mbrojtjes e Kinës publikoi një dokument ku zotohej se do të futej në luftë me këdo që ndërhyn me qëllimin e saj të gjatë për t’u ribashkuar me Tajvanin, të cilin e konsideron një provincë tradhëtare.

Në dokument akuzohej Uashingtoni për atë që cilësohej minim i sigurisë globale duke përmendur gjithashtu shitjen e armëve Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por janë të detyruar me ligj që t'i sigurojnë ishullit pajisje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG