Lidhje

Tre të vdekur në Kaliforni


Autoritetet në shtetin perëndimor të Kalifornisë njoftuan se një person i armatosur vrau të paktën tre vetë, duke përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, në një festë tradicionale.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në qytetin Gilroy, ku policia tha se personi që shtiu ishte i armatosur me një pushkë. 15 persona të tjerë u plagosën.

Në festën tradicionale të hudhrës kishte policë të pranishëm. Sipas shefit të policisë të qytetit, oficerët reaguan me shpejtësi dhe e vranë të dyshuarin. Njoftimet thonë se personi në fjalë është identifikuar si Santino William Legan.

Presidenti Donald Trump shprehu sot "trishtim dhe pikëllim" të thellë për ngjarjen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG