Lidhje

Teatri, Soreca: Kritere trasparente për garën


Në Shqipëri ambasadori i Delegacionit europian në Tiranë Luigi Soreca tha sot se i takon autoriteteve shqiptare të vendosin nëse duhet apo jo një teatër i ri, por se për Bashkimin Europian është shumë e rëndësishme që të ketë një garë të hapur dhe me kritere transparente, për zhvillimin e projektit.

Soreca: Garë e hapur e transparente për teatrin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Ndërsa çështja e Teatrt Kombëtar u rikthye në qendër të vëmendjes javën e shkuar, ku pati përplasje mes forcave të rendit dhe artistëve e qytetarëve që kundërshtojnë prishjen e godinës aktuale, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian në Tiranë, Luigi Soreca evitoi sot të përfshihet në këtë debat, duke shpjeguar se ndërtimi i një Teatri të ri apo rinovimi i atij aktual është një problem për të cilin duhet të vendosin autoritetet. Ai kujtoi faktin se shtatorin e kaluar Brukseli i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që procesi për zhvillimin e projektit për një Teatër të ri të ishte në në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit publik të BE dhe të sigurohej që të kishte qasje jo diskriminuese në treg.

“Këto principe duhet të udhëhqein institucionet shqiptare dhe me sa kemi kuptuar është hapur tenderi për të çuar përpara projektin e Teatrit Kombëtar", deklaroi ambasadori Soreca.

Në fakt, vitin e kaluar qeveria kaloi një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën kompanisë private FUSHA që të ndërtonte me fondet e saj një godinë të re Teatri, sipas projektit të arkitektit të njohur danez Bjarke Ingel. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës.

Ishte pikërisht ndërhyrja e Brukselit që detyroi shumicën që të ndërhynte në ligjin e kthyer pas nga Presidenti Ilir Meta dhe të përfshinte konceptin e garës. Qeveria për disa muaj e mbajti në sirtar zbatimin e ligjit dhe vetëm në prill nxorri vendimin për hapjen e garës nga ana e Bashkisë së Tiranës. “Është e rëndësishme që të përcaktohen kritere të qarta dhe transparente për përzgjedhjen e ndërtuesit dhe po ashtru që të garantohet një garë e drejtë dhe e ndershme nga ana e institucioneve shqiptare”, theksoi zoti Soreca.

Kompanitë e interesuara, sipas njoftimit të Bashkisë së Tiranës, kanë afat që të paraqesin propozimet e tyre deri më datë 19 shtator, por sërish kompania FUSHA, duket se është e favorizuar në këtë garë. Ajo ka në dorë projektin e parapëlqyer të Qeverisë si dhe marrëveshjet me pronarët e tjerë që kanë sipërfaqë në këtë zonë, ndërkohë që konkurrentët e mundshëm, do të duhet të nisin gjithshka nga e para e të plotësojnë shumë nga kriteret që përmban projekti tanimë i bërë publik dhe që është në dorën e kompanisë FUSHA apo dhe të bindin pronarët e sipërfaqeve private, të cilët kanë mbyllur me kohë marrëveshjet po me kompaninë FUSHA.

Në ndërkohë, vijon debate politik, mes opozitës e cila flet për një aferë korruptive nga ana e qeverisë, dhe kësaj të fundit e Bashkisë, të cilat janë të vendosura për t’i shkuar deri në fund realizimit të projektit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG