Lidhje

Pheniani, prova me raketa të reja balistike


Koreja e Veriut lëshoi të mërkurën dy raketa të reja balistike, sipas autoriteteve ushtarake të Koresë së Jugut.

Është hera e dytë në më pak se një javë që Peniani lëshon raketa në klimën e bllokimit të bisedimeve bërthamore me Korenë e Veriut.

Raketat, të lëshuara në afërsi të qytetit port Wonsan, përshkuan rreth 250 kilometra dhe arritën një lartësi prej 30 kilometrash, thanë zyrtarët koreanojugorë.

Lëshimi bëhet gjashtë ditë pas një prove të mëparshme, për të cilën Koreja e Veriut tha se ishte një përgjigje ndaj vendimit të Koresë së Jugut për të blerë armë amerikane dhe për të zhvilluar stërvitje ushtarake të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG