Policia ruse ka ndaluar sot afro 200 vetë që protestonin në Moskë kundër zgjedhjeve të padrejta.
Organizata joqeveritare OVD-Info, e cila tha se ishte dëshmitare e arrestimeve, njofton se 194 vetë u arrestuan në rrugë kryesore të Moskës. Zyrtarët rusë thonë se protesta që po zhvilloheshin ishin pa leje.
Aktivisti i njohur Lyubov Sobol ishte një ndër personat e ndaluar, së bashku me gjashtë gazetarë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve. Policia e ndaloi zotin Sobol kur po vinte me taksi për t’iu bashkuar protestës.
Aktivistët i organizuan protestat pasi një numër kandidatësh të opozitës nuk u lejuan të vinin kandidaturë për zgjedhjet për këshillin bashkiak të Moskës të zhvilluara në shtator.
Autoritetet këmbëngulin se kandidatët nuk arritën të marrin numrin e nevojshëm të firmave të rregullta për t’u regjistruar si kandidatë. Zgjedhjet për këshillin bashkiak të Moskës shihen si barometër për zgjedhjet presidenciale të 2021.
Facebook Forum