Lidhje

SHBA përshëndet armëpushimin në Idlib


Idlib, Siri

Shtetet e Bashkuara përshëndetën armëpushimin e shpallur në provincën Idlib në Sirinë veriperëndimore, vatra e fundit e kryengritjes në këtë vend.

Departamenti i Shtetit paralajmëroi gjithashtu përmes një deklarate se “sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalin”.

Deklarata vlerëson “përpjekjet e Turqisë dhe Rusisë që kanë bashkuar forcat” për të rikthyer në jetë armëpushimin e arritur vitin e kaluar.

“Konflikti sirian nuk ka zgjidhje ushtarake,” thonë Shtetet e Bashkuara, “vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurtë për të gjithë sirianët,” thuhet në deklaratë.

Që nga muaji prill, qindra civilë janë vrarë në akte dhune në Sirinë veriperëndimore; mijëra të tjerë janë larguar për t’i shpëtuar dhunës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG