Lidhje

Jep dorëheqjen kryetari i parlamentit polak


Kryetari i parlamentit të Polonisë Marek Kuchcinski njoftoi të enjten se do të japë dorëheqjen pas publikimit të fakteve se kishte përdorur avionët qeveritarë për udhëtime private me pjesëtarët e familjes së tij. Përpara zgjedhjeve të pritshme të muajit tetor, skandali duket se vendos në pozitë të vështirë partinë në pushtet të krahut të djathtë nacionalist atë për Ligj e Drejtësi (PiS). Përfaqësuesit e kësaj të fundit patën thënë se po spastronin qeverisjen nga ajo që e quanin trashëgimi e marrjes së rushfeteve dhe ndikim komunist, që ishte toleruar sipas tyre nga qeveritë e mëparshme.

"Kam në plan të paraqes dorëheqjen time nesër" tha zoti Kuchcinski në një konferencë për shtyp, tre ditë pasi kërkoi falje për përdorim e avionëve qeveritarë për kryerjen e 23 fluturime me familjen. Analistët politikë thanë se deri të enjten Partia për Ligj e Drejtësi po zbatonte një qasje të llojit “prit të shohim çdo të ndodhë”, më shpresën që skandali do të shuhej për shkak edhe të sezonit veror.

Por fshehja e skandalit u bë e pamundur pasi media polake publikoi detaje të mëtejshme rreth fluturimeve duke nxjerrë në pah mospërputhje në shpjegimet e dhëna nga zoti Kuchcinski dhe qeveria. Sipas një sondazhi të publikuar të enjten nga tabloidi “Super Express” rreth dy e treta e polakëve ishin për dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

Një sondazh i kompanisë së specializuar “IBRiS”, zhvilluar përpara se të shpërthente skandali, i jepte partisë në pushtet për Ligj e Drejtësi (PiS) 41.7 për qind të votave, bllokut kryesor opozitar, Platformës Qytetare të qendrës 25 për qind ndërsa një grupi partish të majta 10.2 për qind të votave.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG