Lidhje

Pheniani njofton se ka kryer prova me raketë të re me rreze të shkurtër


Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Pheniani lëshoi të premten një raketë të re me rreze të shkurtër veprimi në brigjet lindore të tij. Ky është një tjetër hap i Koresë së Veriut, me të cilin ajo thotë se shpreh zemërimin e saj për stërvitjet ushtarake amerikano-jugkoreane.

Brenda tre javëve të fundit Koreja e Veriut ka realizuar gjashtë prova me raketa. Këto zhvillime shënojnë një qëndrim më provokues nga ana e Phenianit, që ka refuzuar të zhvillojë bisedime me Seulin apo Uashingtonin.

Pas një takimi urgjent të premten, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut i bëri thirrje Koresë së Veriut të ndalojë provat me raketa dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të rrisin tensionet ushtarake.

Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ndalojnë Korenë e Veriut të kryejë prova me raketa balistike. Por Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai nuk sheh "asnjë problem" me provat me raketa, duke thënë se ato nuk mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG