Lidhje

Udhëheqësja e Hong Kongut e gatshme për bisedime me protestuesit


Udhëheqësja e Hong Kongut tha se qeveria është e gatshme të nisë një dialog me ata që protestojnë në mënyrë paqësore për të zgjidhur dallimet në qytet. Deklarata vjen pas disa muajsh protestash kundër qeverisë.

Shefja Ekzekutiv Carrie Lam njoftoi të martën se po kryhet një studim faktmbledhës për të gjetur shkaqet e protestave si dhe përgjigjen e policisë ndaj tyre. Ajo tha se qeveria do të ketë një qasje më personale ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

"Do të hartojmë menjëherë një platformë për dialog me njerëzit e të gjitha shtresave të shoqërisë. Kjo është diçka që duam ta bëjmë me shumë sinqeritet dhe përulësi. Unë dhe zyrtarët e mi kryesorë jemi të përkushtuar të dëgjojmë njerëzit dhe duam t’i qasemi komunitetit sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai.

Gjatë komenteve të saj zonja Lam i shmangu kërkesat e protestuesve, përfshirë thirrjet për dorëheqje të saj dhe një hetim të pavarur për ato që protestuesit e quajnë brutalitet policor të ushtruar ndaj tyre.

Të dielën lëvizja pro-demokracisë zhvilloi një tubim masiv paqësor pas protestash të mëparshme shoqëruar me akte dhune.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG