Lidhje

Pekini, thirrje Uashingtonit për lëshime reciproke në luftën tregëtare


Pekini i bëri thirrje Uashingtonit të mërkurën që dy vendet të bëjnë lëshime reciproke për t'i dhënë fund luftës tarifore mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang shprehu shpresën se SHBA mund të merren vesh me Kinën dhe të rifillojnë tregtinë “reciprokisht të dobishme".

Nëse thirrja e Kinës do t’i bëjë ose jo SHBA të lëvizin drejt një marrëveshjeje të re, kjo është në pikëpyetje, megjithëse bisedimet tregtare pritet të rifillojnë në Uashington muajin e ardhshëm.

Vetëm pak orë para thirrjes së Kinës, Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se ai nuk ishte gati për një marrëveshje me Kinën, nëse ajo nuk bie dakord për kushte më të favorshme lidhur me çështjen e pronësisë intelektuale dhe pika të tjera të kontestuara.

Të dyja palët gjithashtu nuk bien dakord se si do të zbatohet marrëveshja, nëse arrihet.

Presidenti Trump ka fajësuar ish presidentët Bill Klinton, George W.Bush dhe Barack Obama se dështuan t’u kundërviheshin politikave tregtare të Kinës.

Ai nuk u kushtoi rëndësi shqetësimeve lidhur me vështirësitë që mund t’u sjellin konsumatorëve amerikanë tarifat e vendosura prej tij për importet kineze që ata blejnë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG