Lidhje

Dështon ankorimi i anijes Soyuz në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Një anije ruse Soyuz nuk arriti të ankorohej sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

NASA tha në blogun e saj se sistemi i ankorimit të anijes Soyuz dështoi të mbyllej siç duhet në Stacion.

Anija Soyuz është sprapsur nga Stacioni Hapësinor ndërsa kozmonautët punojnë në sistemin e ankorimit.

Zyrtarët thanë se anija Soyuz do të përpiqet të ankorohet përsëri të hënën.

Anija po transporton një robot humanoid të planifikuar për të kryer një mision në stacion me kozmonautët që janë atje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG