Lidhje

Pas aksidentit në Rusi zbulohen izotope radioaktive


Agjencia shtetërore meteorologjike e Rusisë tha sot se ka gjetur izotope radioaktive në mostrat që mori pas aksidentit në një bazë ushtarake gjatë një prove armësh.

Agjencia Roshydromet tha në një deklaratë se kishte gjetur strontium, barium dhe lanthanum në mostrat e marra në qytetin e afërt Severodvinsk, por shtoi se për publikun në përgjithësi nuk kishte asnjë rrezik.

Aksidenti i 8 gushtit në rajonin verior rus të Arkhangelskut, ku humbën jetën të paktën pesë njerëz dhe u plagosën disa të tjerë, ngriti shqetësimin e ndotjes atmosferike kur zyrtarët e urgjencave raportuan një rritje të niveleve të rrezatimit.

Disa zyrtarë amerikanë besojnë se në aksident ka patur elementë radioaktivë dhe shumë analistë flasin për një raketë me energji bërthamore që Presidenti Vladimir Putin njoftoi se ishte në prodhim e sipër vitin e kaluar.

Gjiri i Detit të Bardhë ku ndodhen si porti i ndërtimit të anijeve ashtu edhe kryeqyteti rajonal, Arkhangelsk, u porositën të mbyllen për notarët dhe peshkimit për shkak të pranisë së karburantit toksik.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG