Lidhje

Rouhani: SHBA duhet të heqë sanksionet nëse dëshiron rifillim të negociatave me Iranin


Presidenti iranian Hassan Rouhani tha nëse Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron bisedime, ai duhet të "bëjë hapin e parë" dhe të heqë të gjitha sanksionet e vendosura kundër Iranit.

Zoti Rouhani tha se Irani e ka bërë të qartë se nuk synon të ndërtojë një armë bërthamore, dhe i quajti sanksionet "të paligjshme dhe të padrejta".

Presidenti Trump tha të hënën se "ekziston një mundësi vërtet e mirë" që ai të takohet me Rouhanin në javët e ardhshme në përpjekje për të negociuar një marrëveshje të re për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, duke zëvendësuar një marrëveshje ndërkombëtare të vitit 2015 nga e cila presidenti amerikan u tërhoq vitin e kaluar.

Duke folur në mbyllje të samitit të G-7s në Francë, Presidenti Trump tha se sipas mendimit të tij, “Irani dëshiron të takohet".

Ai tha se sanksionet ekonomike që i vendosi Iranit një vit më parë "po i dëmtojnë ata në mënyrë absolute.”

Por ai shtoi se çdo takim që mund të zhvillojë me Presidentin Rouhanin, duket të bëhet me kushtin që Irani të mos krijojë tensione të tjera jashtë vendit me përparime dhe sulme ushtarake.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG