Lidhje

Uragani 'katastrofik' Dorian godet ishujt Bahamas


Meterologët përdorën fjalët "katastrofike" dhe "shkatërruese" për të përshkruar uraganin Dorian ndërsa stuhia u zhvendos në ishullin Grand Bahama të hënën duke krijuar kushte të rrezikshme për jetën, shira të dendur dhe erëra të fuqishme.

Uragani Dorian përbën një rrezik shtesë për ishujt e Bahamës për shkak se po lëviz ngadalë, që do të thotë se ndikimet e tij po ndjehen për një periudhë më të gjatë.

Marsh Harbour, Bahamas, hurricane Dorian
Marsh Harbour, Bahamas, hurricane Dorian

Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganëve tha të hënën në mëngjes se stuhia po lëvizte në perëndim me 2 kilometra në orë dhe kishte erë të qëndrueshme me një shpejtësi maksimale prej 270 kilometrash në orë.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se një vlerësim fillestar nga autoritetet dhe zyrtarët e tij tregon dëme të mëdha në ishullin Grand Bahama dhe ishullin Abaco, me gati 13,000 shtëpi që mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar shumë.

Numri i personave të dëmtuar nga stuhia dhe shkalla e dëmit të shkaktuar do të jetë më e qartë më vonë të hënën dhe në ditët në vijim.

Parashikuesit e motit presin që uragani Dorian të vazhdojë të godasë ishullin Grand Bahama gjatë ditës së hënë, dhe thanë se mund të sjellë nga 30-60 centimetra rreshje.

Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis tha se e diela ishte "dita më e keqe e jetës së tij".

"Shumë njerëz nuk i dëgjuan paralajmërimet. Shumë kanë mbetur pas dhe

koma ka individë brenda zonës West End që ende refuzojnë të largohen," tha ai në një konferencë për shtyp në Nassau. "Dua t'u them vetëm se shpresoj që të mos jetë hera e fundit që ata do të dëgjojnë zërin tim".

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhrat për evakuim hyjnë në fuqi të hënën në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

"Uragani Dorian është stuhia më e fortë që ka kërcënuar ndonjëherë shtetin e Floridës në Bregun Lindor", tha drejtori i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Florida, Jared Moskowitz. "Pavarësisht se çfarë drejtimi merr kjo stuhi, shteti ynë do të ndikohet. Ne do të vazhdojmë të punojmë në çdo minutë për t'u përgatitur."

Qendra Kombëtare e Uraganëve pret që stuhia të dobësohet disi dhe të marrë një kthesë në veri dhe verilindje në ditët në vijim, por sa do të kthehet dhe sa shpejt do të ndodh kjo, janë të panjohura që do të përcaktojnë shtrirjen e efekteve të uraganit Dorian në Shtetet e Bashkuara. Tani për tani, parashikuesit e motit kanë dhënë paralajmërime të uraganit për gati gjysmën e bregut lindor të Floridës me stuhinë që pritet të sjellë atje pasojat e uraganit nga e hëna pasdite deri të martën.

Trump hurricane Dorian
Trump hurricane Dorian

Presidenti Donald Trump anuloi një udhëtim në Poloni për të qëndruar në vend e për të monitoruar stuhinë. Ai vizitoi selinë e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të dielën, duke u bërë thirrje të gjithëve në "rrugën e uraganit Dorian të dëgjojnë të gjitha paralajmërimet dhe urdhrat e evakuimit nga autoritetet lokale".

Meterologët parashikojnë që Doriani do të ndikojë në pjesën më të madhe të Bregut të Atlantikut gjatë gjithë javës, nga Xhorxhia, dy Karolinat e deri në Virxhinia. Zonat më në veri, deri në Nju Xhersi mund të përjetojnë reshje të mëdha shiu dhe erëra me fuqi tropikale deri të premten.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG