Lidhje

Hong Kong, nxënësit bojkotojnë mësimet, bashkohen me protestuesit


Nxënës të shkollave të mesme në Hong Kong u mblodhën në një park të hënën duke bojkotuar mësimet në ditën e parë të shkollës në shenjë solidariteti me protestuesit pro-demokracisë.

Nxënësit, me helmeta dhe maska mbrojtëse mbi fytyrë, simbol i përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, këndonin këngë, hidhnin parulla dhe më pas formuan një zinxhir njerëzor.

Më parë të hënën protestuesit bllokuan qarkullimin në orët më të ngarkuara të mëngjesit duke penguar mbylljen e dyerve të tramvajeve në sistemin e metrosë së qytetit.

Të dielën protestuesit u rikthyen në aeroport duke u vënë zjarrin barrikadave, duke bllokuar hyrjen e stacionit të autobusëve dhe duke detyruar pezullimin e sistemit të trenave të brendshëm.

Si rezultat disa fluturime u pezulluan dhe udhëtarët u detyruan të kthehen në qytet më këmbë, pasi nuk kishin shërbim autobusësh.

Protestat e së shtunës përkuan me pesë vjetorin e masave të Pekinit për të mos lejuar zgjedhje të plota demokratike në Hong Kong.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG