Lidhje

Gjykatësi federal: Lista e vëzhgimit të terroristëve është jokushtetuese


Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara krijuan një bazë të dhënash për terrorizmin, duke mbledhur emrat e terroristëve të njohur dhe të dyshuar për të parandaluhar hyrjen e tyre në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korespondetja e Zërit të Amerikës Saba Shah Khan, kohët e fundit një gjykatës federal ka lëshuar një vendim që e quan listën jokushtetuese.

Lista e terroristëve në Departamentin e Sigurisë Kombëtare besohet se përmban mbi një milion emra të shtetasve të huaj dhe amerikanë. Lista nuk ndalon individët që të fluturojnë me avion, por mund të vërë kufizime në udhëtimet e tyre.

Një grup prej 23 myslimanësh amerikanë e hodhi në gjyq qeverinë mbi listën, me argumentin se ata nuk mund ta ankimonin përfshirjen e tyre në listë.

Këtë muaj, një gjykatë federale e shpalli listën jokushtetuese. Hasan Shibly ishte një nga paditësit në këtë çështje.

“Kam 15 vite që pres. Për 15 vite jam vënë në shënjestër nga qeveria, edhe pse nuk kam bërë ndonjë shkelje. Jam trajtuar si një qytetar i klasit të dytë, stigmatizuar, profilizuar dhe trajtuar si kriminel.”

Kritikët e listës, përfshi Këshillin për Marrëdhënie Islame dhe Unionin Amerikan të Lirive Civile, thonë se prej kohësh lista ka patur standarde të paqarta, është e zhytur në fshehtësi dhe përfshin emra që nuk duhet të kishin qënë në të.

Megjithatë, disa ligjvënës amerikanë e konsiderojnë listën si një element kritik për sigurinë e Amerikës. Një prej tyre është senatori republikan Ted Cruz.

“Po përballemi me një luftë globale ndaj terrorizmit, në veçanti, me terroristë radikalë islamistë, që kanë vrarë amerikanë dhe aleatët tanë. Duhet të jemi të qartë dhe vigjilentë në parandalimin e terrorizmit para se të ndodhë.”

Gjykatësi federal Anthony Trenga tha në vendimin e tij se programi në formën aktuale shkel të drejtat e një procesi të rregullt gjyqësor që Kushtetuta ia garanton çdo shtetasi amerikan.

Lena Masri me Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano-Islame thotë se nëse emri i dikujt shfaqet në listë, madje edhe nëse hiqet, procesverbali egziston ende në listë dhe nuk ka një mënyrë të njohur për të hequr emrin.

XS
SM
MD
LG