Lidhje

Policia shqiptare godet rrjetin e gjerë të trafikut të drogës


Policia shqiptare tha sot se goditi 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar 57 persona dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë. Aktiviteti i grupeve sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton në ndërveprim me njëri tjetrin dhe i shtrirë në disa zona në Jug të Shqipërisë, në trafikun e drogës në Greqi dhe me aktivitet dhe në disa vende të tjera.

Policia tha se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjesuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Sipas Policisë "aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin".

Policia shqipatre tha se "lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë".

Sipas Policisë "grupet kriminale të goditura sot organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian".

Hetimet për aktivitetin e personave të arrestuar sot kishin nisur në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve “, kryer në bashkëpunim pas goditjes së një rasti trafiku droge nga policia greke. Polica shqiptare tha se gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve. Policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG